Ministrja e Turizmit, ultimatum prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhi në një takim prefektët e 12 qarqeve të vendit për t’u komunikuar prioritetet mbi mbarëvarjtjen e sezonit veror 2024.

Ministrja Kumbaro theksoi se një vit më parë pritëm 10.1 milionë vizitorë të huaj dhe për 3 muajt e parë të vitit 2024, shifrat flasin për 60% më shumë flukse hyrëse, prandaj mobilizimi, monitorimi i territorit dhe kouminikimi ndërinstitucional janë thelbësore për ecurinë e procesit.

“Çdo bashki ka marrë listën me subjektet e miratuara, çka i jep mundësinë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit të lidhë kontratat definitive dhe subjektet të fillojnë të ndërtojnë beach-baret. IKMT do të jetë në territor për të verifikuar që leja e dhënë për një strukturë të lehtë të çmontueshme të mos kthehet në beton. Janë leje të përkohshme ndërtimi. Iku koha kur fillohej me një barakë dhe përfundohej me një pallat. Këtu nuk do të ketë tolerancë”, u shpreh ministrja Kumbaro duke theksuar gjithashtu të rëndësishme që krehja e territorit të bëhet tani, në mënyrë që atje ku ka paligjshmëri të ndërhyhet përpara se të shtohet fluksi turistik në zonat bregdetare”, ka thënë Kumbaro.

SHKARKO APP