Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Gjonaj flet në OKB: Lufta kundër korrupsionit, është në krye të agjendës politike

Aktualitet E enjte, 3 Qershor 2021 11:42
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka marrë pjesë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për Sfidat dhe Masat për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit dhe Forcimin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar. Gjonaj i është drejtuar Asamblesë së Përgjithshme me një fjalë të posaçme dhe ka prezantuar reformën në drejtësi dhe rezultatet e saj dhe angazhimin e Shqipërisë për luftën ndaj korrupsionit. Ajo theksoi se Shqipëria e ka vendosur në krye të axhendës luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Fjala e plotë

Shkëlqesia Juaj Z. Kryetar i Sesionit Plenar, të nderuar Përfaqësues, zonja dhe zotërinj, është një privilegj i madh që në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, të jem e pranishme sot në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme mbi “Sfidat dhe Masat për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit”. Ky takim shërben si një kujtesë për të avancuar përpjekjet tona në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, por mbi të gjitha, për të rinovuar angazhimin tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për të gjetur mënyra dhe mjete të reja për të luftuar korrupsionin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Korrupsioni padyshim cënon parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Ai prek thelbin e besimit që qytetari i jep qeverisë në mënyrë që kjo e fundit të përmbushë përgjegjësitë e saj. Përparimi dhe mirëqenia e një vendi ndikohen thellësisht nga pengesat e shkaktuara nga praktikat korruptive në të gjitha nivelet e qeverisjes. Shqipëria ka vuajtur gjerësisht nga ekzistenca e fenomeneve korruptive në dekadat e fundit, çka ka penguar procesin e demokratizimit, rritjen e ekonomisë, cilësinë e ofrimit të shërbimeve dhe ecurinë e të gjithë shoqërisë në tërësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Për këtë arsye, Qeveria Shqiptare e ka vendosur luftën kundër korrupsionit në krye të agjendës së saj politike, duke ndërmarrë hapa konkretë përmes politikave ndërsektoriale, ashtu si edhe mekanizma të shumë niveleve për ta luftuar atë. Ne jemi të vendosur ta çrrënjosim korrupsionin dhe të forcojmë shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vendin tonë. Në këtë kontekst, ne pamë nevojën akute që paraqitej për Shqipërinë për ta filluar pastrimin nga Pallati i Drejtësisë, në mënyrë që të garantohej efektiviteti i përpjekjeve të saj të mëtejshme kundër korrupsionit në të gjitha fushat e veprimit qeveritar.

Mund t'ju interesojë

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Para 7 minutash
Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 41 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 57 minutash

Gjatë pesë viteve të fundit, si asnjëherë më parë, Shqipëria ka ndërmarrë reformën më rrënjësore në sistemin e drejtësisë, e cila kishte për qëllim të rikthente besimin e qytetarëve në një sistem gjyqësor të bazuar në integritet, transparencë, profesionalizëm, efikasitet dhe mbi të gjitha, pavarësi. Reforma në drejtësi ka shënuar një pikë kthese në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me qëllim, goditjen e korrupsionit endemik në sistemin gjyqësor, u ndërtua një sistem unik i vetingut të gjyqtarëve.

Krah kësaj, tashmë është bërë funksionale edhe një arkitekturë e tërë institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë një Prokurori të Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjykatat e posaçme, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Një arkitekturë e tillë institucionale mundëson kanalizimin e përpjekjeve ndëshkuese, duke përjashtuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi dhe duke siguruar hetimin dhe ndëshkimin e praktikave të tyre korruptive. Tashmë që reforma në Drejtësi është në një fazë të avancuar të zbatimit të saj, me krenari pohojmë se rezultatet e një reforme të tillë kanë qenë tejet shpërblyese dhe inkurajuese.

Për herë të parë, zyrtarë të lartë janë shkarkuar nga detyra, janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar për korrupsion, pasuritë e tyre janë konfiskuar dhe tashmë po rihapen çështje të rëndësishme penale. Zbatimi i reformës në Drejtësi në Shqipëri ka qenë një përpjekje tejet sfiduese. Pavarësisht kësaj, përmes përkrahjes së çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së, ne arritëm të ngrihemi në një nivel të denjë për këtë sfidë.

Përkrahja e partnerëve tanë ndërkombëtarë ka qenë vendimtare duke na mundësuar që të qëndrojmë të vendosur dhe besnikë ndaj vizionit tonë: ndërtimit të një sistemi drejtësie, i cili do t’i japë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Është pikërisht ky sistem i përtëritur drejtësie që do të shërbejë si baza e ndërtimit të institucioneve të forta e të qëndrueshme. Qeveria Shqiptare, përmes digjitalizimit të plotë të shërbimeve publike dhe me anë të zbatimit të mekanizmave të aksesueshëm të denoncimit, ka ndërtuar instrumente të qëndrueshme të cilat u ofrojnë qytetarëve gardianin e tyre mbrojtës kundër korrupsionit.

Përgjatë zbatimit të agjendës sonë kundër korrupsionit, kemi krijuar një bashkëpunim domethënës me shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit, në mënyrë që të kuptojmë llojet dhe format e korrupsionit dhe të përshtatim politikat tona antikorrupsion për goditjen e tyre. Po ashtu, kemi përmirësuar thelbësisht praktikat tona kundër korrupsionit, duke marrë shumë seriozisht rekomandimet e GRECO-s dhe MONEYVAL-it dhe kemi shënuar progres të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta.

Të nderuar pjesëmarrës dhe kolegë! Sado që secili prej nesh përpiqet të luftojë korrupsionin brenda kufijve tanë respektivë, ky fenomen është bërë gjithnjë e më kompleks dhe ndërkombëtar. Ne nuk mund të qëndrojmë më pas mureve tradicionale të kufijve shtetërorë për të identifikuar dhe luftuar flukset e paligjshme financiare dhe shumë lloje të tjera të krimit të organizuar, të cilat janë thellësisht të ndërthurura me praktikat korruptive.

Jam sot këtu për të shprehur vullnetin e plotë të Qeverisë Shqiptare për të ndërmarrë të gjithë hapat konkretë që nevojiten për të avancuar këtë betejë të përbashkët kundër korrupsionit. Unë besoj fuqimisht se ky forum do të shërbejë për të gjithë ne si një mundësi për të forcuar zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, dhe si një platformë e përbashkët për të shumëfishuar dhe intensifikuar përpjekjet tona të ndërsjella në luftën kundër korrupsionit, me qëllim forcimin e shtetit ligjor, duke garantuar progres të shpejtë për vendet tona dhe duke ofruar një botë mundësish për qytetarët tanë.

Etiketat e lidhura

etilda gjonajMinistrja e Drejtësisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 7 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 14 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 15 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 19 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.