Ministrja Ibrahimaj: Program mbështetjeje për përpunimin e mishit dhe produktet “Made in Albania”

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për zhvillimin dhe programimin e sektorëve të përpunimit të mishit në Shqipëri.

Takimi u fokusua në hartimin e një programi mbështetjeje për sipërmarrjen shqiptare, në kuadër të përgatitjes për integrimin në Bashkimin Europian. Në këtë kontekst, u analizuan standardet që kërkon tregu i BE-së dhe masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar bizneset shqiptare.

Ibrahimaj theksoi gjithashtu punën për projektligjin e ri “Për produktet Made in Albania”, i cili synon promovimin e prodhimit vendas dhe forcimin e pozicionit të produkteve shqiptare në treg.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është një moment kyç për të bashkëpunuar më ngushtë me biznesin, në mënyrë që sektori prodhues shqiptar të përgatitet për mundësitë që sjell integrimi në Bashkimin Europian”, deklaroi ministrja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?