Ministrja Ibrahimaj: Thjeshtim i procedurave për porte turistike, stimulon projektet strategjike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj shpjegoi në seancën plenare të Kuvendit se nisma e re ligjore për disa shtesa në ligjin “Për portet turistike” synon thjeshtimin e procedurave për investimet në projekte strategjike ku përfshihen resorte, porte dhe marina turistike, me qëllim nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e turizmit në vend.

Ibrahimaj theksoi se Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme të turizmit, nga 6,4 milionë turistë të huaj në vitin 2019, në mbi 12 milionë turistë aktualisht. ”Vitet e fundit, të ardhurat nga sektori turistik arritën 5,7 miliardë euro, duke punësuar mbi 270 mijë persona dhe sjellë 1,23 miliardë euro për buxhetin”, tha ministrja. Ajo nënvizoi rëndësinë e turizmit detar dhe zhvillimin e porteve turistike, duke prezantuar një masterplan bazuar në modelet më të mira rajonale dhe ndërkombëtare.

Projekti ligjor, i paraqitur nga deputetja Zamira Sina, synon të eliminojë konfliktin midis procedurave për investimet strategjike dhe koncesionet, duke lehtësuar miratimin dhe realizimin e porteve turistike nga vetë subjekti investues. ”Kur portet turistike janë pjesë e projekteve strategjike, ndërtimi i tyre realizohet nga vetë subjekti strategjik pa iu nënshtruar procedurës koncesionare të përgjithshme. Kjo nuk cenon transparencën dhe mundëson avancimin e projekteve sipas procedurave të miratuara”,-shtoi Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja vuri në dukje se kjo nismë do të stimulojë investimet strategjike, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit dhe të ardhurat e ekonomisë shqiptare. ”Ky ndryshim nuk krijon rregulla të reja, por garanton unitetin e projektit investues dhe respektimin e procedurave të ligjit të investimeve strategjike. Të gjitha kushtet dhe kriteret do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”,-tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?