FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtëpia e Bardhë: Janë arritur të gjitha objektivat në luftën ndaj Iranit

Shtëpia e Bardhë ka riafirmuar pretendimet e saj se ka “arritur çdo objektiv” të përcaktuar që nga fillimi i luftës në Iran.

Në një postim në rrjete sociale, ajo tha se Marina e Iranit u “shkatërrua” së bashku me bazën industriale mbrojtëse të Teheranit “u asgjësua” dhe ambiciet e tij bërthamore “u mohuan”.

“Aftësia e Iranit për të kërcënuar rajonin është çmontuar sistematikisht”, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshe, Pas një muaji e gjysmë të konfliktit në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord të martën për një armëpushim dyjavor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky marrëveshje u arrit vetëm pak më pak se dy orë para afatit të vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili kishte kërcënuar më parë se do të shkatërronte një “civilizim të tërë”.

Ky kërcënim, që kritikët paralajmëruan se mund të përbënte një krim lufte nëse do të realizohej, duket se u shmang në minutën e fundit.

Megjithatë, ekziston një hendek i madh mes dy vendeve, të cilat secila e paraqiti armëpushimin e përkohshëm si një fitore për vete.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?