
Përplasja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka marrë një rrjedhë të re, teksa një grup me të rinj, janë zhvendosur nga qendra e qytetit drejt akseve kryesore hyrëse e dalëse të Tiranës.
Të rinjtë po vijojnë marshimin përgjatë Unazës në drejtim të Nyjës së Zogut të Zi, të ndjekur nga afër nga efektivët e Policisë së Shtetit dhe repartet e FNSH-së.
Për të ngadalësuar avancimin e mjeteve të blinduara dhe furgonave të policisë, protestuesit kanë filluar të vendosin barriera dhe barrikada të imrpovizuara me mjetet rrethanore përgjatë rrugës.
Policia po gjuan me plumba gome në lagje, aty ku ka edhe banorë të tjerë, që nuk lidhen me protestën.
