Ministrja, Koçiu, garanton qytetarët për ndihmë të menjëhershme shëndetësore, kudo ku ata kanë nevojë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, në një përpjekje për të qenë sa më afër qytetarëve, në veçanti atyre që po pushojnë, ka bwrw tw pranishme gadishmwrinw e ekipeve mjekwsore, tw cilwt do tw mundwsojnw ndihmwn e nevojshme kudo ku ato ndodhen.
Në një postim në rrjetet sociale ajo ka prezantuar ngritjen e qendrave të monitorimit në njësinë vendore të kujdesit shëndetësor Pogradec.
“Në mënyrë që të shmangni efektet shëndetësore negative nga temperaturat e larta është e domosdoshme ndjekja e këshillave të mjekëve.” Këshillon Koçiu.
Duke vijuar ajo u bën thirrje qytetarëve, kryesisht të moshuarve dhe atyre me probleme shëndetësore që të “Evitoni ekspozimin në diell, sidomos në pikun e temperaturave;
Ambienti në të cilin qendroni të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë;
Vendosni termometra për matjen e temperaturës së ambientit ku shpenzoni më shumë kohë
Pini sa më shumë lëngje, kryesisht ujë;
Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
Konsumoni vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm
Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët
Shmangni aktivitetet fizike të rënda gjatë orëve më të nxehta;
Kujdesuni për personat më të ndjeshëm ndaj të nxehtit, si fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
Nëse ndieni shenja të goditjes nga i nxehti (si marramendje, të përziera, djersitje e tepërt, puls të shpejtë), kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë!