FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Koçiu: Mbi 20 mijë pushues kanë marrë ndihmë mjekësore në 34 qendra shëndetësore verore

Më shumë se 20 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që nga hapja e tyre në 1 qershor. Të dhënat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Sipas ministres, pjesa më e madhe e pushuesve që kanë marrë ndihmë mjekësore, nuk kanë pasur nevojë të transferohen drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur në qendrat shëndetësore pranë vendpushimit.

Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehu mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të 34 qendrave shëndetësore verore dhe ekipeve të urgjencës kombëtare për shërbimin cilësor dhe në kohë për pushuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?