Ministrja Koçiu: Me kryeinspektorin e ri, IKMT hyn në një fazë të re forcimi dhe profesionalizmi

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, prezantoi Kryeinspektorin e ri të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qëndro, i cili merr detyrën në krye të institucionit duke pasuar Dallëndyshe Bici. Qëndro vjen në këtë pozicion pas përvojës së tij si Prefekt i Qarkut Tiranë, një rol që, sipas ministres, e ka përgatitur për përgjegjësitë e reja në drejtimin e IKMT-së.

Në fjalën e saj, Koçiu theksoi se drejtimi i Inspektoratit përbën një sfidë të rëndësishme, pasi lidhet drejtpërdrejt me garantimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e territorit. Ajo vlerësoi përvojën e gjatë të Qëndros në administratën publike, duke nënvizuar aftësinë e tij për të ndërtuar ekipe funksionale dhe për të kërkuar zbatim rigoroz të detyrave. Sipas saj, emërimi i tij vjen në një moment kyç për forcimin e rolit të IKMT-së në përballjen me ndërtimet e paligjshme dhe në administrimin e rregullt të hapësirave publike.

Nga ana e tij, Kryeinspektori i ri shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe u angazhua për të ushtruar detyrën me përkushtim maksimal. Z.Qëndro theksoi se prioritet do të jetë rritja e kapaciteteve të institucionit, thellimi i bashkëpunimit me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore, si dhe garantimi i transparencës në çdo veprim. Ai vuri në dukje se parandalimi i shkeljeve në territor është më i rëndësishëm sesa ndërhyrjet ndëshkuese pas konstatimit të paligjshmërive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Koçiu shtoi se IKMT-ja ka përpara zbatimin e një baze të re ligjore, në fuqi që nga tetori i kaluar. Ajo theksoi se drejtuesi i ri dhe stafi i tij kanë përgjegjësinë për ta çuar përpara këtë reformë dhe për ta ngritur punën e institucionit në një standard edhe më të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?