Ministrja Koçiu: Ndërhyrje e kompleksitetit të lartë në Spitalin Francez në QSUT

Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses pranë Shërbimit të Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale në Spitalin Francez në QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, nëpërmjet ndërhyrjes se kirurgjisë ortognatike bimaksilare (Le Fort I dhe Obwegesser-Dal Pont) është bërë i mundur korrigjimi i anomalisë përmes ndarjes dhe ripozicionimit të nofullave, duke rregulluar raportin skeletal, dentar, aspektin estetik dhe gjendjen psiko-emocionale të pacientit.

Ministrja theksoi në një reagim në rrjetet sociale se, ndërhyrja është realizuar nga ekipi i shkëlqyer i OMF-së. Ndërhyrja u krye nga Dr.Shk.M. Andis Qendro (Shef i Sherbimit te Kirurgjise Oro-Maksilofaciale), Dr.Shk.M. Bensar Shuteriqi (Anestezist reanimator), Dr. Aurora Isufi (Mjeke ortodonte), asistentë të kirurgjise Dr. Lediona Mere, Dr. Kevin Pere, si dhe stafi infermieror, Shpresa Rusta, Suela Duda dhe Flutura Hyseni.

SHKARKO APP