Ministrja Koçiu: Qendra të dedikuara në 61 Bashki për viktimat e dhunës, rritje e strehëzave pritëse

Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit nën moton “Asnjë justifikim: bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara në Shqipëri organizuan sot një aktivitet me pjesëmarrje të gjerë, si aktivistë, pedagogë, efektivë policie, këngëtarë, juristë, futbollistë, politikëbërës, punonjës socialë, psikologë, mësues, të mbijetuar të dhunës.

Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se në luftën kundër dhunës të gjithë kanë mundësi të japin kontributin e tyre dhe të bëjnë diferencë, që nga institucionet, partnerët, organizatat e shoqërisë civile, por mbi të gjitha, më e rëndësishmja është shembulli personal.
Ajo tha se “ndërgjegjësimi fillon nga vetvetja dhe nga mostolerimi i asnjë akti dhune, as mbi veten, as mbi të afërmin, as mbi familjarin dhe as mbi fqinjin apo qoftë të panjohurin diku në rrugë”.

Ministrja Koçiu deklaroi se “në 5-vjeçarin e ardhshëm do të vijojmë të forcojmë mekanizmin e Fondit Social, një instrument shumë i rëndësishëm financimi, me qendra të dedikuara për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në të 61 njësitë bashkiake”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koçiu u shpreh se vetëm gjatë vitit 2024 në kuadër të Fondit Social me shërbimet e dedikuara për viktimat e dhunës janë 4200 përfitues në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duam që me Fondin Social në të 61 bashkitë e vendit të ofrojmë shërbime sociale jo vetëm për dhunën ndaj grave, dhunën me bazë gjinore, por edhe për shtresat e tjera vulnerabël, edhe për fëmijët me aftësi ndryshe, për gratë kryefamiljare dhe të moshuarit. Sot mund ta themi me plot bindje që ofrojmë shërbime sociale në të 61 bashkitë e vendit nëpërmjet Fondit Social. Mes shërbimeve të ofruara sot përfshihet edhe strehim i sigurt, shërbimi shëndetësor, mbështetja psiko-sociale, asistenca juridike dhe ndihmat nga programet e mbrojtjes sociale”, vijoi ministrja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?