FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Koçiu: Realizohet me sukses në Spitalin e Traumës, heqja e një trupi të huaj brenda trurit

Në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, është realizuar me sukses heqja e një trupi të huaj brenda trurit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “pacienti kishte pësuar një aksident dhe për pasojë një trup i huaj kishte mbetur në thellësi të trurit”.

“Vështirësia e operacionit qëndronte në heqjen e këtij trupi të huaj pa shkaktuar dëmtime të trurit. Pas kryerjes së ekzaminimeve imazherike dhe laboratorike, pacienti iu nënshtrua operacionit i cili falë pajisjeve moderne që disponon salla e neurokirurgjisë, si Neuronavigatori, C-armi dhe mikroskopi, u bë e mundur heqja e trupit të huaj pa shkaktuar dëmtime tek pacienti”, theksoi Koçiu.

Koçiu tha se fatmirësisht pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo po ashtu shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor të përbërë nga: Dr. Fatos Olldashi, dr. Irgen Hodaj dhe dr. Eriketa Jaho; infermierët: Sokol Xhafa dhe Irena Ismailaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?