FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Koçiu: Zgjerim të gamës së shërbimeve të përkujdesit shoqëror në çdo bashki

Qendra e përkujdesjes ditore për të moshuarit në Berat si dhe Qendra Polivalente për Shërbime të Përkujdesit Shoqëror në Poliçan, janë shndërruar në një shtëpi dhe familje për të moshuarit e vetmuar ku ju ofrohen të gjitha shërbimet socio-shëndetësore cilësore dhe me standarde, nga një staf i dedikuar për përkujdesjen e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi të Elbasanit, u takuan me gjyshërit në këto qendra në të cilat nuk mungojnë aktivitetet argëtuese e as ndërveprimi mes brezash.

“Jemi në shërbim 24 orë dhe stafi këtu, mjekët dhe infermierët janë në dispozicion dhe ju ndihmojnë duke ju ofruar shërbimet e përditshme”, tha ministrja Koçiu. Vet të moshuarit që shërbehen në këto qendra vlerësojnë shërbimin e ofruar. “Na qëndrojë ditë-natë te koka. I falenderojmë për përkushtimin”, shprehen ata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Koçiu siguroi se qeveria dhe MSHMS-së nëpërmjet Fondit Social do te vijojnë të mbështesin zgjerimin e gamës së shërbimeve të përkujdesit shoqëror në çdo bashki të vendit për ata që kanë më shumë nevojë çdo ditë për këto shërbime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?