Ministrja Kodheli ndihma për disa familje në nevojë në Klos (VIDEO)

Në vijim të shpërndarjes së ndihmave nga Forcat e Armatosura për banorët e zonave të izoluara nga bora, ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli vizitoi disa familje në nevojë në Bashkinë e Klosit ku shpërndau pako me ndihma ushqimore. Ajo gjithashtu premtoi ndihmë shëndetësore për pjesëtarët e këtyre familjeve, të cilat vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe kanë nevojë për trajtim e kujdes të veçantë.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=2Jx-iO9EPFw” width=”560″ height=”315″]

Pas vizitave në këto familje, ministrja Kodheli falënderoi Forcat e Armatosura për angazhimin e tyre në hapjen e rrugëve të bllokuara nga bora dhe transportimin e ndihmave me helikopter në zonat më të thella të vendit, duke u ndalur veçanërisht në qarkun e Dibrës. “Forcat e Armatosura kanë qenë që nga Xibra, fshati Ketë, me ndihma të cilat i kanë transportuar qoftë nga ajri qoftë në rrugë tokësore. Kanë qenë prezentë në fshatin Lis pranë Bashkisë Klos për sa i përket disa orendive shtëpiake. Jemi bashkërisht me to duke shpërndarë ndihma ushqimore në familjet në nevojë. E bëjmë këtë përtej angazhimit tonë në emergjenca, e bëjmë këtë përtej angazhimeve tona kushtetuese. Ndaj dua t’i falenderoj edhe njëherë për gjithë angazhimin e tyre kushtetues, por edhe njerëzor në ndihmë të familjeve në nevojë.”- u shpreh ministrja Kodheli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu siç u shpreh edhe vetë ministrja Kodheli, angazhimi dhe kontributi i Forcave të Armatosura në ndihmë të banorëve të zonave të izoluara dhe atyre në nevojë, do të vijojë në të gjithë vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?