FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja Kumbaro: Regjistrime online për klasën e parë dhe të dhjetë deri më 31 korrik

Regjistrimet online për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë për vitin e ri shkollor do të vijojnë deri më 31 korrik në platformën e-Albania.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro u bëri sot thirrje prindërve të mos e lënë procesin për ditët e fundit, por të kryejnë regjistrimin brenda afatit të përcaktuar. “Regjistrimet online në platformën e-Albania për klasat e para dhe të dhjeta do të qëndrojnë të hapura deri më 31 korrik”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Sipas Kumbaros, ky afat do t’u krijojë mundësi të gjithëve të përfundojnë në kohë procesin e regjistrimit. “Respektoni afatet dhe kryeni regjistrimin brenda periudhës së përcaktuar”, u shpreh ministrja Kumbaro, duke theksuar rëndësinë e përmbylljes në kohë të procesit, i cili ka nisur në datën 6 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?