Ministrja Kushi: Kërkimi shkencor dhe inovacioni në fokus të politikave tona

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar në mjediset e ministrisë një takim me drejtuesit e “Projekteve Kombëtare fituese të Kërkimit dhe Zhvillimit 2021-2023”.

Kushi gjatë takimit të saj ka theksuar se këtë vit është rritur ndjeshëm buxheti për kërkimin shkencor dhe numrin e përfituesve nga institucionet kërkimore në të gjithë vendin.

Janë 27 përfitues të Projekteve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit, ndërkohë që dy vjet më parë numri i përfituesve ishte gjashtë. Kushi ka gjetur rastin të falënderojë fituesit e projekteve, për seriozitetin dhe përgjegjshmërinë e lartë në hartimin e projekteve konkurruese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo i ka inkurajuar më tej koordinatorët dhe udhëheqësit e projekteve që në punën e tyre kërkimore të krijojnë koherencë dhe bashkërendim edhe me projekte ndërkombëtare të vendeve të zhvilluara, duke i shërbyer kështu edhe zhvillimit dhe rritjes së mirëqenies në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?