Ministrja Kushi mirëpret presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u takua me Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Korab Llazani, për të biseduar rreth mënyrës së bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy institucioneve, me qëllim rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të basketbollit në vend.

Në një status në rrjetin social ministrja Kushi e konsideroi mjaft të frytshëm këtë takim, i cili shërben për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

“Gjatë bashkëbisedimit u informova gjithashtu mbi përgatitjet e fundit që po bëhen për zhvillimin brenda kësaj jave në Ligën Unike të Superkupës Mbarëkombëtare të vajzave e djemve mes Shqipërisë e Kosovës”- thekson Znj. Kushi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ajo informon se tashmë janë hedhur edhe piketat për mënyrën e forcimit të klasave të profilizuara sportive në disiplinën e basketbollit, si dhe kanë rënë dakord për mundësinë e zhvillimit të kampionateve të këtyre klasave në rang vendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?