Ministrja Kushi reagon pas shuarjes së zjarrit në Elbasan: E kam ndjekur me shqetësim dhe ankth

Ministrja Evis Kushi ka reaguar pas shuarjes së zjarrit në Elbasan, ku falënderon punonjësit dhe vullnetarët që u angazhuan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shprehet se ka ndjekur me shqetësim dhe ankth zhvillimet në lidhje me zjarrin në landfillin pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Ajo falenderon punonjës që luftuan me flakët dhe të gjithë vullnetarët dhe banorët e zonave që ndihmuan jo vetëm në normalizimin e situatës.

“Kam ndjekur me shqetësim dhe ankth që prej ditës së djeshme zhvillimet në lidhje me zjarrin në landfillin pranë impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas disa orësh angazhimi maksimal të Bashkisë Elbasan, Ekipit të Emergjencave dhe Agjencisë së Shërbimeve Publike, falë edhe mbështetjes nga bashkitë përreth, Tiranë, Gramsh, Durrës, Fier, Cërrik, Belsh dhe Peqin, si dhe forcat e specializuara të Ushtrisë, zjarri u vu nën kontroll dhe tashmë është fikur totalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë falënderime për të gjithë ata punonjës që luftuan me flakët me përgjegjësi maksimale dhe përkushtim në një moment kaq të vështirë, dhe në mënyrë të veçantë mirënjohje edhe të gjithë vullnetarëve dhe banorëve të zonave që ndihmuan jo vetëm për njoftimin në kohë të ekipeve zjarrfikës por edhe u angazhuan së bashku me ekipet e specializuara për normalizimin e situatës”, ka shkruar ministrja Kushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?