Ministrja Manastirliu në Konferencën e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit: Thellojmë bashkëpunimin në arsim

Në Tiranë zhvilloi punimet sot Konferenca e Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjete sociale momente nga punimet e Konferencës së Shoqatës së Universiteteve të Ballkanit, teksa vuri në dukje rëndësinë e takimit mbi diskutimin e partneriteteve të qëndrueshme mes vendeve në fushën e arsimit.

“Folëm për rëndësinë e partneriteteve të qëndrueshme dhe mbështetjes reciproke për programet e përbashkëta universitare. Gjithashtu theksuan rëndësinë e bashkëpunimit edhe në fushën e kërkimit shkencor mes vendeve të rajonit dhe më gjerë”, u shpreh Manastirliu.

Në këtë aktivitet të rëndësishëm në fushën e arsimit të lartë, morën pjesë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, rektori i Universitetit të Tiranës, prof. Artan Hoxha, rektorja e Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, rektori i Universitetit Trakya, prof. Erhan Tabakoğlu, si dhe rektorë e dekanë të universiteteve shqiptare dhe të rajonit e të ftuar të linjës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?