Ministrja Manastirliu: Vazhdojmë planin derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shkruar në një status në rrjetet sociale se plani kombëtar i vaksinimit do të vazhdojë derisa qytetari i fundit në Shqipëri të vaksinohet.

Ajo ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga qendra e vaksinimit në Tiranë duke theksuar se janë mbi 900 mijë vaksinime të kryera dhe më shumë jetë të mbrojtura nga armiku i padukshëm.

“Mbi 900 mijë vaksinime të kryera, më shumë jetë të mbrojtura nga Armiku i Padukshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?