Ministrja Sala: 300 pacientë me kancer në Korçë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë drejt Tiranës për kimioterapi

Rreth 300 pacientë me sëmundje tumorale në qarkun e Korçës do të mund ta marrin trajtimin me kimioterapi pranë vendbanimit të tyre, pas rikualifikimit të njësisë së kimioterapisë ditore në Spitalin Rajonal të Korçës.

Njësia është rikonstruktuar dhe pajisur sipas standardeve bashkëkohore, duke krijuar kushte të reja për administrimin e trajtimeve onkologjike.

Gjatë vizitës në ambientet e reja, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha se synimi është që pacientët të mos detyrohen më të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë trajtimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të flasim për një sistem shëndetësor cilësor nëse një pacient me kancer duhet të udhëtojë qindra kilometra për të marrë trajtimin që i nevojitet. Objektivi ynë është që shërbimi të shkojë pranë pacientit dhe jo pacienti të udhëtojë për shërbimin. Korça është një hap konkret në këtë drejtim: standarde më të mira, kushte më të sigurta dhe kujdes më pranë qytetarëve”, u shpreh Sala.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, investimi është realizuar në bashkëpunim me shoqatën amerikane Albania Fighting Cancer.

Korça është pjesë e planit për forcimin e shërbimeve onkologjike në vend. Ministria bën të ditur se po vijon modernizimin edhe të 8 pikave të tjera rajonale të kimioterapisë, me synimin që pacientët të marrin trajtim cilësor sa më pranë vendbanimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?