Ministrja Sala: Kërkimi shkencor është domosdoshmëri për rritjen e efikasitetit të shërbimeve mjekësore

Kërkimi shkencor në mjekësi, integrimi i inteligjencës artificiale dhe forcimi i komunikimit me pacientin po konsolidohen si shtyllat kryesore të një sistemi shëndetësor bashkëkohor, ku inovacioni teknologjik rrit ndjeshëm saktësinë dhe efikasitetin e shërbimeve, ndërsa marrëdhënia e besimit me pacientin mbetet në qendër, duke garantuar kujdes më cilësor, të personalizuar dhe njerëzor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë fjalës së saj në Kongresin e Dytë Ndërkombëtar të Shkencave Mjekësore, vlerësoi rolin dhe kontributin e profesorëve të përkushtuar, si dhe të brezave të studentëve të talentuar shqiptarë ndër vite, të cilët besojnë në fuqinë e mjekësisë për t’i shërbyer shoqërisë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Ministrja theksoi rëndësinë jetike të kërkimit klinik në zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. “Kërkimi klinik nuk është më një zgjedhje, është një domosdoshmëri. Pikërisht përmes kërkimit ne përmirësojmë trajtimet, personalizojmë kujdesin dhe sigurojmë që pacientët tanë të përfitojnë nga zbulimet dhe provat më të fundit shkencore”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ajo u ndal në risitë teknologjike dhe ndikimin e tyre në transformimin e shëndetësisë, duke përfshirë diagnostikimin e hershëm, imazherinë inteligjente, menaxhimin më efikas të spitaleve dhe përmirësimin të përvojës së pacientit në çdo hallkë të sistemit. Ajo nënvizoi se përtej teknologjisë, rëndësi jetike mbetet komunikimi i mirë me pacientin. Në funksion të vizionit për të ardhmen e shëndetësisë shqiptare, ministrja Sala theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të shëndetit dhe inovacionit për një kujdes mjekësor profesional dhe me standarde të larta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Detyra jonë është e qartë: të ndërtojmë një sistem shëndetësor ku mjekët, studiuesit dhe studentët shqiptarë të udhëheqin inovacionin këtu në vendin tonë; ku spitalet tona të bëhen qendra ekselence; dhe ku pacientët tanë të marrin kujdes të barabartë me standardet më të larta ndërkombëtare”, tha Sala. Kongresi i Dytë Ndërkombëtar i Shkencave Mjekësore mblodhi ekspertë të njohur të fushës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për prezantimin e kërkimeve më të fundit shkencore, ndarjen e përvojave dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të avancimit të mjekësisë dhe shëndetit publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?