Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 2 Nëntor 2026, 11:56 Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Eljon Sota e ka mbyllur sezonin me Egnatian Egnatia merr një goditje të rëndë në prapavijë. Dëmtimi i mbrojtësit Eljon Sota rezulton më serioz nga sa ishte parashikuar fillimisht dhe lojtari pritet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Juventus-Napoli
  • Aksidenti i Lushnjës
  • Gen Z Evropa
  • Zgjedhjet amerikane
  • Protesta në Tiranë
  • Vlerë Gjakova
  • Sulmi në Francë
  • Ben Blushi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ministrja Spahiu: Mamografia e lëvizshme gjatë gjithë vitit, shkurtohet koha e përgjigjeve

Aktualitet E hënë, 12 Tetor 2026 09:34
Ministrja Spahiu: Mamografia e lëvizshme gjatë gjithë vitit, shkurtohet koha e përgjigjeve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Njësitë e lëvizshme të mamografisë do të vijojnë të ofrojnë shërbimin e depistimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit në të gjithë Shqipërinë, me fokus edhe zonat e largëta, për të rritur aksesin e grave në kontrollet shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Elbasan, theksoi rëndësinë e vijimit të këtij shërbimi përgjatë gjithë vitit dhe jo vetëm gjatë muajit Tetor Rozë.

Kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, u shpreh se mamografia e lëvizshme ka lehtësuar aksesin e grave në zonat rurale dhe në njësitë administrative të largëta, të cilat për shkak të transportit apo angazhimeve të përditshme e kanë të vështirë të paraqiten për kontroll.

“Na ka ardhur shumë në shërbim, ministre, sepse mamografia e lëvizshme në fakt na ka shkuar edhe në njësi administrative të largëta, për t’i ardhur në ndihmë të gjitha grave të cilat mund të kenë pasur pamundësi për të ardhur për shkak të transportit apo edhe të punëve që mund të kenë në zonat rurale”, u shpreh Llatja.

Ai theksoi se në bashkëpunim me ministrinë dhe operatorin përgjegjës, shërbimi është shtrirë në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dorina Toçi, bëri të ditur se është planifikuar një kalendar lëvizjeje për njësitë e mamografisë, në bashkëpunim me drejtuesit vendorë dhe njësinë vendore të kujdesit shëndetësor, me qëllim që njëra prej tyre të jetë në dispozicion të qytetit të Elbasanit.

Sipas saj, njësitë e lëvizshme do të vijojnë punën deri në rikthimin e plotë të shërbimit të mamografisë stacionare. Gjithashtu, pritet të shkurtohet ndjeshëm koha e marrjes së përgjigjeve, nga rreth një muaj e gjysmë aktualisht në një deri në dy javë.

Mund t'ju interesojë

Protestuesit hyjnë brenda disa fakulteteve në Tiranë dhe bëjnë thirrje për bojkotimin e mësimit

Protestuesit hyjnë brenda disa fakulteteve në Tiranë dhe bëjnë thirrje për bojkotimin e...

Para 6 minutash
Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së

Ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni paraqitet sot në Apelin e GJKKO-së

Para 34 minutash
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori largohet me monopatinë

Para 1 ore

Toçi shpjegoi se mamografitë e kryera nga njësitë e lëvizshme dërgohen çdo javë, në fundjavë, në Institutin e Shëndetit Publik, ku imazhet shqyrtohen nga radiologia.

Ministrja Spahiu e vlerësoi këtë zhvillim si një lajm të mirë për gratë që përfitojnë nga shërbimi, duke nënvizuar nevojën për të vijuar kontrollet deri në rikthimin e mamografisë stacionare në Elbasan.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Eljon Sota e ka mbyllur sezonin me Egnatian
Tani

Konfirmohet dëmtimi i rëndë, Eljon Sota e ka mbyllur sezonin me Egnatian

Protestuesit hyjnë brenda disa fakulteteve në Tiranë dhe bëjnë thirrje për bojkotimin e mësimit
Para 6 minutash

Protestuesit hyjnë brenda disa fakulteteve në Tiranë dhe bëjnë thirrje për bojkotimin e mësimit

Allegri nën presion pas humbjes ndaj Juventusit, 24 pikë në 20 ndeshje e fundit
Para 14 minutash

Allegri nën presion pas humbjes ndaj Juventusit, 24 pikë në 20 ndeshje e fundit

Pasi fitoi Topin e Artë, Harry Kane u ndal nga pika e bardhë në “Klassiker”
Para 26 minutash

Pasi fitoi Topin e Artë, Harry Kane u ndal nga pika e bardhë në “Klassiker”

Më të lexuarat

1 Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova
Para 17 orësh

Kryeministri emëron këshilltare për median gazetaren e njohur nga Maqedonia e Veriut, Vlerë Gjakova

2 Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nuk bëhem”
1 Nëntor 2026, 11:48

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, paralajmëron largimin nga protesta: “Kokë turku nu...

3 Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”
1 Nëntor 2026, 11:54

Ahmet Prençi: Mbi librin e Ben Blushit “Historitë e çmendura të Tiranës”

4 Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi për sot, 2 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.