Minoritarët shkojnë në Greqi për të votuar. Radhë në Kakavijë

Me mijëra minoritarë grekë me banim në zonën e Gjirokastrës kanë nxituar të marrin pjesë në zgjedhjet që po zhvillohen sot në shtetin fqinj.

Grupe të organizuara përmes linjave direkte të autobusëve Gjirokastër-Janinë apo Gjirokastër-Athinë janë nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, krahas autobusëve të linjave në fshatin Dervician që është edhe kryeqendra urbane e minoritetit helen në Gjirokastër, të cilët janë mbushur me zgjedhës që zotërojnë pasaportë greke, e mjaftueshme për të votuar.

Nuk dihet numri i saktë i minoritarëve që janë nisur për të votuar në Greqi, por burimet zyrtare nga pika kufitare e Kakavijes, konfirmojnë se deri në orën 09:00 kanë kaluar për në Greqi, mbi 3000 persona, raporton Ora News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Minoritarët grekë në momentet e hyrjes për në territorin grek, kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të votuar në Greqi dhe më së shumti janë pozicionuar në kampin opozitar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tok me minoritarët të rinj apo të reja, madje edhe të moshuar, kanë nxituar edhe drejtuesit vendor të komunave të Dropullit dhe të Pogonit.

Kështu kreu i zgjedhur i Komunës së Dropullit të Sipërm Kristo Duci ka udhëtuar drejt Athinës së bashku me kryetarin e Komunës së Pogonit Thanas Qiro për të votuar, ndërsa kreu i zgjedhur i Komunës së Dropullit të Poshtëm Dhimitër Maluqi drejt Janinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?