Miqësia me afganin, prej 2 javësh i zhdukur 15-vjeçari shqiptar!

Ajo që nisi si një miqësi, i ka kushtuar rëndë 15-vjeçarit nga Dobërçani. Kur ishte vetëm 12 vjeç, Liridon Kallava u njoh me afganin Hanzavir Zadran, një njohje që vazhdoi për 3 vite dhe që dyshohet se është dhe shkaku i zhdukjes së tij që prej 4 gushtit. Ibrahim Kallaba, babai i 15-vjeçarit, ka treguar për gazetën “Zëri” se djali i mitur që rezulton i zhdukur prej 2 javësh, mund të jetë rrëmbyer nga afgani.

Ata nuk e kanë parë djalin që prej 4 gushtit, ndërkohë që për herë të fundit kanë folur me të në telefon ditën e 8 gushtit. Në një bisedë të shkurtër telefonike, Liridoni i ka thënë babait të tij se është shëndoshë e mirë dhe i kapur nga autoritetet hungareze prej ku pritet të lirohet pas një dite. Mirëpo, kanë kaluar edhe dy javë të tjera, dhe Ibrahimi nuk ka dëgjuar më asgjë prej djalit të tij.

Emri i Liridonit figuron edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë se ka kaluar me datën 5 gusht 2016, ndërsa nga një bisedë më afganin Zadran, Ibrahimi tregon se ky i fundit i ka thënë se nuk është parë prej tre ditësh me Liridonin dhe nuk di asgjë për fatin e djalit të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?