Mira Kazhani flet për aksidentin tragjik: As armikut nuk ia uroj atë që ndodhi
Gazetarja Mira Kazhani ka qenë e ftuar e Rudina Xhungës në emisionin e së martës në News24 “Dritare me Rudinën”, ku ka folur edhe për aksidentin e disa javëve më e parë.
Ajo ka dhënë lajmin e mirë për djalin që aksidentoi me makinë, për të cilin tha se është jashtë rrezikut për jetën, por do i duhet kohë për rikuperimin e plotë.
Jo pak e emocionuar dhe gati në lot, Kazhani tha se nuk ia uron as armiku atë që i ndodhi.
“Djali e ka kapërcyer momentin e krizës me jetën, sigurisht do i duhet kohë për rikuperimin e plotë.
Nuk e kisha parashikuar që do më pyesje.
Duhet të jemi gati për tu përballur dhe me fatkeqësitë si e imja.
Është një ngjarje e rëndë që s’do ia uroj as armikut.
Jam lutur shumë për shëndetin e atij djali, është shumë i ri, është shumë i vogël, nuk është si gjithë të tjerët as si unë, as si vajza jote.
E kam përjetuar si gazetare, si vajze, është një gjë që ende më prek.
Sulmet dhe spektakli i fotoshopeve i atyre që iu ka ngecur ora shumë mbrapa nuk më ka prekur se kisha një shqetësim të rëndësishëm, që ishte jeta e atij djali.
Nuk ka rëndësi nëse ka apo jo faj. Ishte e premte kur e pashë djalin me drejtorin e spitalit, ishte tamam e premte.
Kam nisur të besoj”, tha gazetarja.
KOHA JONË SONDAZH

