Miratohet Buxheti i Shtetit për vitin 2025

Është miratuar pas seancave maratonë buxheti i vitit 2025. Me 75 vota pro dhe 24 kundër kaloi projekt-buxheti. Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit u miratua me votat e socialistëve.

Plot 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Me kartonët kuq të mazhorancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e opozitës (44 në total PD+PL).

 

SHKARKO APP