Miratohet njësimi i gradave ushtarake

Qeveria miraton njësimin e gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
 
Sipas vendimit, gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.1 dhe nr.1/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në repartet dhe institucionet në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.2 dhe nr.2/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Në vendim përcaktohet se gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në repartet dhe institucionet në varësi të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.3 dhe nr.3/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Tokësore dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.4 dhe nr.4/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Detare dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.5 dhe nr.5/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Forcën Ajrore dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.6 dhe nr.6/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Komandën Mbështetëse dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.7 dhe nr.7/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Gradat për ushtarakët e shërbimit aktiv në Forcat e Armatosura që shërbejnë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes dhe repartet në varësi të saj njësohen me funksionet organike, sipas lidhjeve nr.8 dhe nr.8/1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
 
Njësimi i gradave ushtarake me funksionet organike në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë të përfundojë brenda datës 31.3.2015. 

SHKARKO APP