Miratohet projektligji “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile”

 

Në agjendën e ditës të Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ka qenë dhe shqyrtimi e miratoi nen për nen i projektligjin “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për shoqërinë civile”, që u arrit sot pas shumë përballjesh, e kundërshtimesh.

Në mbledhjen e ditës së sotme, ka munguar kryetarja znj. Albana Vokshi, por që rendi i komisionit u drejtua nga nënkryetarja znj. Klodiana Spahiu.

Të pranishëm në mbledhjen e komisionit ishin Zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, znj. Gentiana Sula.

Gjatë punimeve të komisionit, deputetët e opozitës bënë disa propozime, që u morën në konsideratë nga anëtarët e komisionit, në shqyrtimin nen për nen të projektligjit. Në fund të mbledhjes, komisionit e miratoi projektligjin. Kjo mbledhje u zhvillua pas përfundimit të procesit të seancave dëgjimore me grupet e interesit, ku në mbledhjen e shkuar, Komisioni për Punën Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë zhvilloi edhe seancën dëgjimore me grupet e interest.

R.Sh

SHKARKO APP