Miratohet rezoluta për integrimin, Vokshi: Detyron Ramën të heqë dorë nga çdo devijim prej rrugës europiane
Deputetja e PD-së, Albana Vokshi thotë se rezoluta e miratuar për integrimin europian e detyron qeverinë të heqë dorë nga çdo nismë që, sipas saj, devijon nga kursi i anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Vokshi u shpreh se rezoluta i jep fund nismave alternative si “Open Balkan”, duke theksuar se objektivi i vetëm duhet të mbetet anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.
“Edi Ramës i themi boll me Open Balkan apo me hyrjet nga dritarja. Nuk ka më. Ka vetëm anëtarësim të plotë dhe këtë e përcakton qartë rezoluta”, deklaroi deputetja demokrate.
Për të në dokument parashikohet refuzimi i çdo akti apo veprimi që shmang kursin thelbësor të integrimit europian të vendit, duke përmendur edhe skemat rajonale që sipas opozitës kanë devijuar fokusin nga procesi i anëtarësimit.
KOHA JONË SONDAZH

