Mirditë, makina del nga rruga, humbin jetën 2 persona

Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së enjtës rreth orës 10:00  në fshatin Pershqesh.

Sipas informacioneve makina e tipit “Golf” ka dalë nga rruga pasi u përplas me barrierat e rrugës dhe viktimë mbetën dy personat që udhëtonin në të.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

SHKARKO APP