Mirë kryebashkiakët, por edhe këshillat bashkiakë i humbët të gjitha?!

Nga Jonida Halili-

Opozita dhe në veçanti Berisha, humbën 54 kryebashkiakë nga 61 bashki në shkallë vendi. Një humbje e tmerrshme, deri në eliminim krejt të opozitës. Për fajin e saj se nuk arriti të bindë demokratët dhe pjesën gri të votuesve që të dilnin në votime. Natyrisht edhe se qeveria ishte kudo dhe mori gjithçka. Por Berisha premtoi dhe garantoi publikun se nuk do të guxojë Edi Rama të manipulojë apo blejë votat.
Ndërkohë pas daljes së rezultatëve Berisha deklaron se nuk i njeh zgjedhjet e 14 majit. Por është vonë, shumë vonë! Nuk mund të thuhet sa herë humb zgjedhjet në seri si PD se “na i vodhi Rama”, sepse edhe po të besoj njeri, nuk të vijnë më pas teje se nuk kanë besim te ti si lider.
Nëse kryebashkiakët ua mori PS dhe Rama, lind pyetja se si ka mundësi që edhe të gjitha këshillat bashkiakë në 61 bashkitë i ka marrë PS-ja, apo me disa parti të majta?! Si ka mundesi që nuk ka vota për forcën e tij politike (Berisha-Meta), sepse të fleta e votimit për këshilltarët votohet për siglën e një partie.
Kjo tregon se opozita nuk bindi njeri, nuk i çoi në kutitë e votimit njerëzit për të votuar; kjo është dërmuese për demokracinë shqiptare.
Kemi një Edi Rama që ka gjithë pushtetet dhe një opozitë që nuk bind njeri.
Ndaj pushteti bën ç’të dojë!
Përherë opozita, kur humbet bërtet dhe thotë mi mori mafia dhe pushteti, por për tu përballuar dhëmbë për dhëmbë në bulevard me pushtetin, nuk e bëjnë dot se kanë frikë.

SHKARKO APP