FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Mirë se erdhe në shtëpi”, Biden pret Trump dhe bëhet betimi në Kongres

Presidenti ende në detyrë Joe Biden dhe gruaja e tij Jill mirëpritën Donald Trump dhe Melania në Shtëpinë e Bardhë. Ata u ulën për çaj, dhe më pas u nisën për në Kapitol. Ceremonia që tradicionalisht mbahet jashtë ndërtesës së Kapitolit të SHBA-së, është zhvendosur brenda për shkak të parashikimit të temperaturave të ulëta me erëra që ndihen si -13°C (9°F). Pas betimit, Trump do t’i drejtohet kombit. Më vonë, pritet të marrë pjesë në tre ballo inaugurimi gjatë mbrëmjes. Trump pritet të betohet në Capitol Rotunda nga shefi i drejtësisë John Roberts.

Biden pranoi se ka lënë një letër në Zyrën Ovale për paraardhësin dhe pasardhësin e tij, presidentin e zgjedhur Donald Trump. I pyetur nga gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë nëse kishte shkruar një letër, Biden tha: “Po” megjithatë ai refuzoi të japë më shumë detaje. ”Kjo është mes Trump-it dhe meje”,-tha ai, sipas raportimeve të gazetarëve. Trump kishte lënë një letër në vitin 2021, të cilën Biden më vonë e përshkroi si “shumë bujare”.

Ish presidentët amerikanë Bill Clinton ( së bashku me bashkëshorten Hillary), George Bush (së bashku me bashkëshorten Laura) dhe Barack Obama, kanë mbërritur në Kapitol për inaugurimin presidencial të Donald Trump. Siç e kishte paralajmaruar, Michele Obama nuk ka marrë pjesë në betimin e presidentit republikan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bibla me të cilën do të betohet Trump

Swiss Digital Mobile Reklama

Donald Trump do të betohet në të njëjtën Bibël që u betua Abraham Lincoln në vitin 1861. Megjithatë, Trump do të ketë edhe Biblën e tij. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe në inaugurimin e vitit 2017.

Jan. 20, 2025: Inaugural Ceremonies for Donald Trump

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?