Mirela Fana jep dorëheqje nga Gjykata e Lartë
Dy ditë pasi u zgjodh në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi jep dorëheqjen Mirela Fana.
Ajo ka paraqiturdorëheqjen tek kreu i gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj dorëheqjeje, por ajo vjen ditën kur mbaron afati i dorëzimeve të formularëve të vetingut në ILDKPKI. Bashke me te, eshte dorehequr edhe nje gjyqtar i Elbasanit. Vete gjyqtarja ka thene se do t’i perkushtohet jetes akademike dhe se nuk do te vazhdoje me ne gjyqesor karrieren e saj.
“Dhashe doreheqjen sepse dua t’i perkushtohem jetes akademike”, mesohet te kte thene Fana.

