Mirënjohje ekipit të Urgjencës në QSUT, Manastirliu: Shpëtojnë jetë çdo ditë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, solli në vëmendje sot punën e palodhur në drejtimin e një shërbimi aspak të lehtë, siç është ai shëndetësor i mjekëve dhe infermierëve në shërbimin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku shpëtohen jetë çdo ditë.

Ministrja shprehu “mirënjohje për prof. Eqerem Hasanin dhe ekipin e mjekëve dhe infermierëve, për punën e palodhur në drejtimin e një shërbimi aspak të lehtë, ku trajtohen mbi 90 mijë pacientë në vit”.

Ajo theksoi se “shumë na mbetet ende për të bërë për të përmbushur pritshmëritë e të gjithëve, por pak kush e di punën dhe sakrificën e secilit prej mjekëve dhe infermierëve në shërbimin e urgjencës së sëmundjeve të brendshme në QSUT, ku shpëtohen jetë, çdo ditë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?