Mish pule me salmonelë, hetohet në liri pronari i ”AMG FOOD”

Policia e Tiranës ndaloi Arben Goxhen, pronarin e kompanisë AMG Food, që importoi nga Brazili mish pule me salmonelë. Ai u shpall në kërkim më 29 mars dhe akuzohet për “Importim, prodhim, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Sipas policisë, pas konsultimit me prokurorin u vendos që 50-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë. Ai akuzohet se më 11 mars importoi nga Brazili gati 8 tonë mish pule të kontaminuar me salmonelë.

Përveç tij, hetim në gjendje të lirë policia nisi edhe për vëllai i tij, Mondi Goxhe. Ai pronar i kompanisë “Dimal” që merr mishin e papërpunuar të pulës nga AMG për të prodhuar produkte të ndryshme. Edhe tre inspektorë të AKU-së janë nën hetim, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?