Mishi dhe djathi janë kthyer në ”luks”, qytetarët: Marrim perime
Produktet e bulmetit dhe mishit tashmë u janë kthyer në ushqime luksi. Rritja e çmimeve të produkteve si pasojë e krizës globale nga lufta ruse në Ukrainë, ka prekur edhe fuqinë blerëse të konsumatorëve shqiptarë.
“Ça mishi! Është bërë djathi i lopës 950 lekë. Përgjysmë marrim. Ne na kanë vënë litarin në fyt fare”, tregon një qytetar. Për të mos e ndjerë peshën e rritjes së çmimeve, qytetarëve u mjafton të kërkojnë nëpër treg për të gjetur produktet më lira, qoftë edhe 5 lekë më pak.
”Pensioni nuk na del. Vetëm ilaçe e fizioterapi për dorën sa kam harxhuar. O do shëroj dorën ose do ha. Inshallah na dëgjojnë zërin”, tha një qytetar. Rënien e fuqisë blerëse e ndjejnë edhe marketet e lagjeve.