Misioni i Shqipërisë në Gjenevë padit ish-zyrtaren

Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës kallëzim penal ndaj shtetases Blerina Belul Zoto.

Akuza ndaj saj është për shpërdorim detyre sipas nenit 248 të Kodit Penal. Gjithashtu, Zoto akuzohet për zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, sipas nenit 295 i Kodit Penal”.

Blerina Zoto, Këshilltarja e Shqipërisë në Misionin diplomatik pranë OKB-së, ka publikuar në adresat e saj në rrjetet sociale dhe në media artikuj ku pretendon se i është bërë padrejtësi nga drejtuesit e Misionit Shqiptar në Gjenevë. Në komentet e saj, Zoto ka shprehur pakënaqësi për mënyrën sesi drejtohej misioni nga ambasadorja Filloreta Kodra, si dhe faktin se nuk është paguar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një javë më parë institucionet konfirmuan dhe shkarkimin e saj nga detyra. Pas këtij vendimi, mësohet se Misioni i Përhershëm i Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave në Gjenevë ka bërë padi penale, ndaj ish-zyrtares Zoto.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?