Misteri, 59-vjeçari gjendet i pa jetë poshtë urës së …
Trupi i pajetë i një 59-vjeçari është gjetur poshtë urës së Beshirit në Tiranë. Menjëherë është njoftuar policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur për SYRI.net se, një ditë më parë rreth mesditës është gjetur i pajetë 59-vjeçari me inicialet B. I., nga Tirana.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Më datë 05.08.2017, rreth orës 15:00, në bregun e lumit Erzen, poshtë Urës së Beshirit është gjetur pa jetë shtetasi B. I., vjeç 59, banues në Tiranë. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes

