Misteri i një incidenti në Elbasan, pse nguroi policia?

Kamerat e sigurisë së tregut ushqimor kanë filmuar të gjithë episodin e incidentit me policinë në Elbasan, mbrëmjen e së enjtes së kaluar.

Pasi kanë shoqëruar 2 personat që ndodheshin në mjetin Range Rover, efektivët e policisë ndeshen me një “Audi” që duke u futur në treg përplas mjetin tip Golf të zv.drejtorit të Policisë, Gjergji Oshafi, i cili bën një lëvizje mbrapsht, por nuk dihet nëse për të bllokuar mjetin, apo për t’i hapur rrugën që të kalonte.

Në pamjet e kamerave të sigurisë nuk ka audio, por duket që pa paralajmërim dhe pa qëlluar fillimisht në ajër, siç është procedura standarde, një efektiv qëllon në drejtim të mjetit të blinduar dhe më pas edhe pse dera kryesore qëndron e hapur për më shumë se 20 sekonda, efektivët ngurojnë që të hyjnë brenda rrethimit të tregut për të vijuar ndjekjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Plumbat në lartësinë e kabinës se mjetit duken edhe nga fotot e “Audi”-t të blinduar, ndërsa në vendngjarje u sekuestruan edhe disa gëzhoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për këtë rast ka nisur një hetim edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe ankesave për të analizuar veprimet policore, ndërsa identiteti i drejtuesit të “Audi”-t mbetet mister.

Drejtuesit e policisë ngurojnë t’i thonë emrin, ndërsa e vetmja që ka guxuar është Partia Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha përmendi emrin e Suel Çelës dhe Sokol Sanxhaktarit. /TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?