Misteri i vdekjes së Evgjeni Baxhos, simboli që ajo kishte në trup pikturohet pranë një gjimnazi: Ai po vjen

Vdekja e Evgjeni Baxhos ka mistere, dhe tani një simbol që u gjet në trupin e saj, duket se qarkullon edhe në rrugët e kryeqytetit. Simboli që ishte në barkun e 23-vjeçares është pikturuar në një mur prapa gjimanzit “Ismail Qemali”. “Ai po vjen”, shkruhet në gjuhën angleze, por nuk kuptohet se kujt i referohet dhe mbetet e paqartë domethënia e këtij simboli.

Kujtojmë se në fillim u raportua se 23-vjeçarja mund të kishte vdekur si pasojë e heqjes së një dhëmballe, ngjarja është më e komplikuar se kaq. Në dosje hetimore thuhet se janë marrë në pyetje disa persona, ndër të cilët dhe mjeku që e ka trajtuar atë si dhe një shok i saj me inicialet S.S. Ngjarja ka ndodhur mesditën e datës 18 maj, në Tiranë, në lagjen Ali Demi në rrugën ‘Teodor Muzaka’.

Ajo çfarë e mbush me më shumë mister ngjarjen është se në trupin e saj janë gjetur dy simbole të panjohura të bëra me lapostil të kuq, nga të cilat, një nga simbolet e shkruar në kurrizin e viktimës ka tre shkronja shpjegon oficerja B,K në dosje, dhe në pjesën e parme të trupit të viktimës ka të vizatuar një tjetër simbol. Mjekësia ligjore ende nuk dalë më një rezultat për shkakun e vdekjes ndonëse jo zyrtarisht thotë se shkaku mund të ketë qenë trompoza. /Tch/

 

SHKARKO APP