Mitropolia e Korçës indinjohet: Hajdutët e kishave, më parë lirohen se dënohen

Vjedhja e objekteve te kultit ne qarkun e Korçës eshte kthyer në nje fenomen te përhershëm.

Sipas At Ilia Kontamit Mitropolia e Korçës e ka dhënë me kohë alarmin për dhunimin e kishave në dioqezën e Korçës, por pavarësisht kësaj puna e policise nuk ka qenë në lartësine e duhur për zbardhjen e ngjarjeve dhe kapjen e autoreve.

"Vjedhje ka pasur në drejtim të arkave, të të ardhurave, ikonave, ikonostaseve. Kërkojmë si institucion, pasi ne paguajmë taksat tek shteti, që interesi nga ana e policisë të jetë më i madh në këtë drejtim. Nuk është e mirë të trazohen institucionet e kultit sepse janëpasuri e të gjithëpopullit. Edhe ndonjë që raportohet se është zënë më përpara ka dalë sesa të marrë procedimin e duhur”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për At Kontamin dëmi i shkaktuar ne vjedhjen kishave është i pallogaritshëm. Përveç dëmit ekonomik, dëmi I madh është edhe ai shpirtëror.
pasi nje pjese e madhe e objekteve të vjedhura apo te demtuara jane dhurata nga besimtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëmet janë shpirtërore. Këtu gabojnë dhe gjykatat sepse vlerësojën në anë të dëmit ekonomik", shtoi ai.

Fenomeni i vjedhjes se kishave është i shtrirë në të gjithe qarkun, si Korçë, Devoll, Kolonje, Voskopojë dhe ne komunën e Pustecin ku vetem javën e fundit janë shënjestruar 3 kisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?