Mitsotakis: Greqia nuk mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë në BE

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia nuk mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE nëse nuk ndryshon qëndrimi për pakicat kombëtare.

 

“Qeveria shqiptare duhet të kuptojë se duhet të ndryshojë qëndrim. Ajo përdor taktika të papranueshme kundër pakicës greke dhe për këtë duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë mbështetjen e Greqisë në negociatat e pranimit në BE”, tha Mitsotakis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat greke nxjerrin si shqetësim kryesor çështjen e shpronësimeve të kryera nga qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Deklaratat e tij u bënë gjatë një konference për shtyp ku foli për planet e qeverisë së re greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?