Mjegull e dendur në rrugën Burrel–Skuraj, vështirësi për drejtuesit e mjeteve

Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin e rrugës nacionale Burrel–Skuraj, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin për drejtuesit e mjeteve. Fusha e shikimit është shumë e kufizuar, ndërsa situatën e rëndon mungesa e sinjalistikës rrugore në disa pjesë të aksit.

Ky fenomen është i shpeshtë gjatë dimrit dhe pranverës, pasi rruga kalon pranë Liqenit të Ulzës dhe hidrocentralit te Shkopeti, çka favorizon formimin e mjegullës së dendur.

Përveç mjegullës, drejtuesit e mjeteve përballen me probleme të tjera serioze. Segmenti Burrel–Skuraj është i dëmtuar nga gropa të shumta, ndërsa mbrojtëset anësore mungojnë në disa pjesë. Një devijim i vogël për të shmangur gropat mund të bëhet shumë i rrezikshëm, pasi mjetet rrezikojnë të përfundojnë në Liqenin e Shkopetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë rrugë qarkullojnë jo vetëm automjete nga i gjithë qarku i Dibrës, por edhe mjete që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve shprehen se situata është bërë problematikë mediatike disa herë, por deri tani nuk janë ndërmarrë masa konkrete, duke lënë aksin në gjendje të pazhvilluar pas ndërtimit të Rrugës së Arbrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga drejtuesit e mjeteve dhe për të respektuar shenjat e qarkullimit gjatë mjegullës dhe në segmente të dëmtuara të rrugës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?