Mjekësia Ligjore: Fëmija ndërroi jetë në çerdhe për shkaqe natyrore

Mjekësia Ligjore reagon zyrtarisht për vdekjen e një fëmije të vogël në një prej çerdheve të kryeqytetit.

Seferi: Edukatoret thanë se fëmija ndërroi jetë në gjumë Një foshnje ndërron jetë në një çerdhe të Tiranës "Vdekja e foshnjes 13-muajshe ka ardhur për shkaqe natyrore. Nga autopsia nuk janë konstatuar shenja helmimi", thuhet në njoftimin zyrtar.

Foshnja 13 muajsh, S. Prendi, djali i një oficeri të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ndërroi jetë të premten pasdite rreth orës 15:30, kur një nga kujdestaret e grupit ku bënte pjesë fëmija, konstatoi se fëmija ishte i zbehtë dhe i ftohtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u nis për në urgjencën e spitalit pediatrik në Tiranë, ku mjekët kishin konfirmuar se fëmija kishte ndërruar jetë. Më pas fëmija u dërgua në morgun e Tiranës për të kryer ekzamiminet përkatëse, ndërsa policia nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fëmija kishte pasur gjendje të mirë të rrugëve të frymëmarrjes, të zemrës, të mushkërive, si dhe nuk kishte dëmtime fizike në trup. Hetuesit kanë marrë në pyetje stafin e çerdhes, për të mësuar për veprimet e tyre, mjekët që kanë kontrolluar fëmijën në momentin e mbërritjes së tij në spital, si dhe prindërit e tij./TCH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?