Mjekët në Lezhë refuzojnë shpërblimin: Punën nuk do e ndërpresim
Aktualitet E Martë, 7 Prill 2020 09:16
Personeli i urgjencës së spitalit rajonal të Lezhës ka refuzuar shpërblimin prej 5 mijë lekë të reja të dhënë nga qeveria për muajin mars. Ata kërkojnë që këto para të shkojnë për familjet me nevojë, pasi ju ishin premtuar 500 euro dhe 1 mijë euro për periudhën e emergjencës së Covid-19. Ata thonë se nuk do e ndërpresin asnjë dite punën, por shprehen të indinjuar për mungesën e vlerësimit për ta.