Mjeket përgënjeshtrojnë deputeten e PD: Vetëm sot u trajtuan 27 gra me herceptinë

Deputetja e PD Oriola Pampuri deklaroi sot për mediat në ambientet e QSUT se në spital mungon Herceptina, një ilaç jetik, për të sëmurët më tumor. Pas akuzave të PD kanë reaguar mjekët e këtij spitali të cilët thonë se deklaratat e deputetes së PD nuk qëndrojnë.

Mjeket e njohura Silvana Çeliku dhe Dhurata Tarifa deklaruan sot se përkundër asaj që thotë deputetja e PD, vetëm sot në spital janë trajtur 27 gra me herceptine

Deklarata e plotë e mjekeve dhe stafit të spitalit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne, Stafi i Shërbimit Onkologjik dhe Drejtoria e QSUT ndihemi të çuditur dhe tejet të prekur, nga një deklaratë e pavërtetë e deputetes së Partisë Demokratike mbi trajtimin me Herceptinë të pacienteve me kancer gjiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarojmë se në sajë të mbështetjes së Qeverisë Shqiptare gjatë këtij viti Shërbimi Onkologjik është furnizuar rregullisht me këtë medikament në dy formë dozat e veta (venoze dhe sub/kutane). Vetëm ditën e sotme nëse do të pyesni janë 27 paciente që po trajtohen në këtë shërbim.

I ftojmë deputetet dhe të gjithë personat e tjerë të mos përhapin lajme të rreme, duke krijuar panik të panevojshëm tek pacientët. Dezinformimi nuk ndihmon askënd, aq më pak këta të sëmurë, që edhe pa të tilla deklarata të pavërteta, janë mjaft të ngarkuar prej sëmundjes.

Deputetet e interesuara, mjaftonte të kërkonin informacion në QSUT, prej ku edhe bënë deklaratën, për të mësuar të vërtetën.

Bëjmë thirrje gjithashtu për sa më pak politizim të sëmundjeve dhe të lejohemi të kryejmë misionin tonë, në mënyrë sa më profesionale.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?