“Mjekët specializantë prej 10 muajsh nuk marrin pagën”

Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook nënvizon se mjekëve specalizantë me kontratë 4-vjeçare nuk marrin pagën prej 10 muajsh.

Lexoni më poshtë shkrimin e Berishës:

Mjeku dixhital denoncon:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrin e financave qe ju ka bllokuar pagat! sb

Swiss Digital Mobile Reklama

“Zoti Berisha, ne qe po ju shkruajme jemi nje grup mjekesh specializante te Ministrise se Drejtesise qe kemi filluar specializimin afatgjate ne fushen e mjekesise ne Shkurt 2015, duke lidhur dhe nje kontrate 4 vjecare. Arsyeja qe po ju shkruajme eshte mospagesa prej 10 muajsh nga Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Burgjeve si drejtori varesie me preteksin e nje VKM-je, e cila ne rastin tone po zbatohet me dy standarde, pasi specializantet e Ministrive te tjera po vazhdojne te paguhen rregullisht ne baze te se njejtes VKM.Ju lutemi te beni publike problemin tone, pasi nga Ministria e Arsimit dhe e Drejtesise ne njefare menyre eshte dhene “ok” per pagesen tone, ndersa Ministria e Financave vazhdon me kapricot e veta.

Ne punojme cdo dite 8 ore, bejme dhe mjek roje dhe nuk paguhemi prej 10 muajsh. Ne kemi familje, qera per te paguar, drita, uje, taksa per te cilat nuk don t’ia dije njeri. I jemi drejtuar me shkresa ministrave, kryeministrit, avokatit te popullit dhe nuk kemi marre zgjidhje.

Me respekt mjeket specializante.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?