Mjekët tregojnë ”ferrin” e virusit. Lufta tek terapia intensive
Pandemia e Covid-19 ka izoluar botën dhe po ju merr jetën çdo mosheje. Frika dhe paniku është tek njerëzit që janë izoluar në shtëpitë e tyre dhe virusin e njohin nga lajmet por për disa persona, Covid-19 është diçka shumë e prekshme. Diçka që ka zë, lotë dhe fjalë, ato të pacientëve që duhet të kurojnë, ose t’ i mbyllin sytë për herë të fundit. Mjekët e terapisë intensive janë në frontin e parë të ”luftës” kundër koronavirusit. Pamjet të veriut të Italisë dhe së fundmi të Spanjës kanë përlotur të gjithë botën, por tani problematika të theksuara po hasin sistemet shëndetësore të çdo vendi, edhe të vendit më të fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga ana tjetër, lidhur me këtë situatë CNN ka intervistuar disa nga personeli shëndetësor që po përballet me emergjencën, kanë dalë në pah mangësi që nuk mendoheshin në kohë ”paqeje”. Një nga infermieret e terapisë intensive në spitalin e Çikagos nuk përmbahet dot. ”Disa nga koleget refuzojnë të hanin dhe pinin për 12 orë rresht, sepse ishin të tmerruara nga fakti që do të hiqnin dhe të vishnin sërish të njëjtat pajisje mbrojtëse”, thotë, duke pohuar shqetësimin e të gjithëve përballë një situate që “vetëm sa po përkeqësohet”.
Colleen Smtih, një mjeke e urgjencës po në Nju Jork, është edhe më eksplicite. ”Unë nuk kam as materialin bazë për të mjekuar pacientët e mi. Shoh politikanët që thonë që gjithçka do të shkoj mirë, por për ne që ndodhemi këtu, nuk është kështu. Po na mbarojnë edhe bombolat e oksigjenit”. Mjekë dhe infermierë janë përballë sakrificës së tyre, që shpesh i ka kushtuar dhe jetën. Në fund ata kanë një lutje të vetme. ”Rrini në shtëpi, ne nuk mund të rikthehemi në të tonat deri sa gjithçka do të mbarojë. Duket një film, por është .jithçka e vërtetë”.