Mjekët: Virozat po prekin çdo grupmoshë

Virozat e stinës duket se po dominojnë edhe Covid-19. Në 24 orë në një qendër shëndetësore në Tiranë, nga 100 teste që mund të kryehen, 25 prej të cilëve rezultojnë me Covid-19.

Mjekët e familjes thonë se këto ditë po përballen më një fluks të shtuar të pacientëve, gjë që pritet të rritet në ditët në vijim.

Dallimi mes virozës dhe gripit mbetet problem. Sipas mjekëve pacientët duhet të evitojnë përdorimin e antibiotikëve.

Virozat e këtyre ditëve kanë prekur thuajse cdo grupmoshë, ndërsa klinika zgjat deri në 7 ditë.

SHKARKO APP